

Një 30 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në Ferizaj, ku po punonte.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:10 në rrugën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj ku në një aksident ku ka humbur jetën një punëtor.
Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e 30 vjeçarit, M.A. nga Ferizaj.
Në vendngjarje shkoi Njësiti i Hetimeve Rajonale të Ferizajt, i cili nga Prokurori i Prokurorisë së Shtetit në Ferizaj është autorizuar të merret me rastin.
Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për autopsi.
Për rastin është njoftuar dhe inspektori i punës i cili shkoi në vendin e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





