Transmetuar më 30-11-2014, 08:57

Agjencia Evropiane e Medikamenteve ka nisur një hetim lidhur me dyshimet për shkaktimin e 12 të vdekurve nga vaksina antigrip e quajtur “Fluad”.

Një 68-vjeçar ka vdekur në Cuneo pas marrjes së vaksinës, megjithëse thuhet se nuk ka të dhëna që dëshmojnë se është shkaktuar nga vaksina. I moshuari ishte vaksinuar të enjten, ndërsa ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Por, nga ana tjetër thuhet se 68-vjeçari po mjekohej dhe për probleme të tjera si tensioni i lartë apo qarkullimit të gjakut dhe se ka vdekur nga aritmia kardiake.

Pavarësisht kësaj, prokuroria ka kërkuar të gjitha dokumentet në lidhje me vdekjen e të moshuarit.

Rreth 500 mijë vaksina janë bllokuar nga Agjencia Italiane e Barnave për shkak të dyshimeve, raporton ANSA.

Priten rezultatet e analizave për të përcaktuar qartë nëse vaksina ka ndikuar apo ka lidhje me vdekjen e 12 personave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit