Transmetuar më 30-11-2014, 08:29

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, Provimet i Shtetit do të zhvillohen brenda periudhës kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e katërt të dhjetorit 2014.

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë Kandidati duhet të paraqitet në AKP 40 min. para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

– letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

– kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

– faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes;

– në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi; ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit. Për të gjithë kandidatët, duhet të verifikojnë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në Lista e kandidatëve Mësuesi, nëntor-dhjetor 2014.

Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në web, duhet të kontaktoni në adresën email: [email protected] si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit.

Kalendari i Provimeve të Shtetit, Mësuesi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit