Transmetuar më 29-11-2014, 15:38

Një femër me shumë miq meshkuj ka një intensitet seksual më të mirë me partnerin e saj. Është ky rezultati i një studimi nga Oakland University, në Michigan (SHBA), sipas të cilit femrat e rrethuara nga shumë meshkuj, bëjnë më shumë seks me partnerin e tyre.

Sipas drejtuesve të studimit, thuhet se gjithçka varet për shkak se partneri i femrës e krahason veten me miqtë që e rrethojnë partneren e tij. Kjo do të thotë se mashkulli ndien një farë rivaliteti seksual me miqtë e partneres, ndaj tenton që ta kënaqë më shumë në shtrat.

Në përfundim të studimit thuhet se, “Meshkujt janë më të prirur për të pasur marrëdhënie seksuale me partneren dhe për ta kënaqur atë, në mënyrë që të parandalojnë një tradhëti të saj”. Thënë ndryshe bëhet fjalë për një xhelozi në shtrat nga ana e meshkujve./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit