Transmetuar më 29-11-2014, 14:54

Tiranë, 29 nëntor 2014, NOA.al- Kuvendi i Shqipërisë, Kryesia dhe Salla Plenare, në kuadër festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, hapi sot dyert për publikun duke filluar nga ora 09:00 e deri në orën 15:00.

Me këtë rast në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Gjithashtu, janë ekspozuar edhe disa nga sendet personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.

Qytetarë të shumtë kanë vizituar ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të rinj e të reja, por edhe të rritur, janë njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare.

Ndërkaq, edhe në godinën e sallës së seancave, qytetarë të shumë vizituan ambientet e brendshme, të cilat gjithashtu ishin hapur në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut si dhe në nderim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit