Transmetuar më 29-11-2014, 13:42

E vogla angleze Ava Hill buzëqesh e lumtur në fotografinë e ditëlindjes së saj të parë. Por pak ditë më vonë ajo gjeti vdekjen nga një meningjit i papritur bakterial.

Prindërit e saj Hayley Smith dhe Wayne Hill flasin në media për fatin tragjik të vajzës së tyre, në mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten më.

“Ava kishte shumë gjumë. Por mendova se kjo gjë i vinte pasi po i dilnin dhëmbët, duke qenë se i kishin dalë tre të parët”, thotë nëna 28 vjeçare, Hayley.

Makthi nisi tre ditë para se e mitura të vdiste, pasi ajo kaloi një goditje epileptike në shtëpi. Kjo bëri që nëna të lajmërojë menjëherë ndihmën e shpejtë, duke u transportuar për në spital.

Një ekip prej afro 20 mjekësh luftuan për orë të tëra për të shpëtuar jetën e vogëlushes, por ajo nuk ia doli.

Ava gjeti vdekjen 16 ditë pas ditëlindjes së saj të parë. Çifti në vështirësi ekonomike, pati probleme edhe për të organizuar funeralin. Ishte komuniteti i Coventry në Angli, ata që organizuan gjithçka, mblodhën para për funeralin si dhe i bënë një dhuratë vëllait të madh të Av, Nathan 3 vjeç, për Krishtlindje./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit