

Ai me emrin Sonu, hindu dhe ajo Danishta, myslimane, u vranë ditën e djeshme me sëpatë në shtetin e Uttar Pradesh në Indi, nga të afërmit e tyre, pasi u martuan kundër vullnetit të familjeve.
Krimi i rëndë publikohet nga agjencia “Ians”, duke cituar burime të policisë lokale, ndërsa mësohet se ka ndodhur në fshatin e Kuchesar Chauplato, në distriktin e Hapur, ku Sonu dhe Danishta jetonin pasi u celebruan në mënyrë civile para dy muajsh.
Të inatosur me vendimin e vajzës, prindërit e saj i ishin drejtuar “panchayat” (këshillit të të moshuarve) për të anuluar dasmën dhe për të ndëshkuar çiftin.
Por ditën e djeshme vendimi rezultoi makabër. Vëllai i vajzës Talb, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të fisit hynë me dhunë në shtëpinë ku jetonte çifti, duke e vrarë Sonu me sëpatë. Më pas kur Danishta doli jashtë banesës për të kërkuar ndihmë, u ekzekutua edhe ai me të njëjtën armë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





