Transmetuar më 29-11-2014, 09:27

Pushimet për të festuar 21 vjetorin u kthyen në tragjedi, për dy të rinj anglezë, të cilët gjetën vdekjen në Amsterdam, pasi morën heroinë të bardhë, duke e ngatërruar me kokainën.

Djali i ditëlindjes Shaun Brotherston dhe shoku i tij 21 vjeçar Bradley Price, u gjetën të vdekur në një hotel në Hollandë, ku po kalonin pushimet bashkë. Pranë kufomave të tyre u gjetën gjurmë të një pluhuri të bardhë, të cilin policia e analizoi.

Rezultoi se vdekja e dy të rinjve ishte shkaktuar nga heroina, të cilën mendohet se dy të rinjtë e kishin ngatërruar me kokainën gjatë blerjes.

Shaun ishte një lojtar futbolli ndër më të zotët në Plymouth Falcons, dhe që të dy ishin regjistruar në universitet. Ndërkohë autoritetet hollandeze kanë lëshuar alarmin lidhur me lëndët narkotike që iu shiten në rrugë turistëve, duke nisur një fushatë sensibilizimi në gjithë Amsterdamin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit