




Shtatë vite fejesë duket se nuk kanë mjaftuar që piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, të mësojë repertorin e këngëve të partneres së tij këngëtare Nicole Scherzinger, ish anëtare e grupit Pussycat Dolls.
Kështu gjatë një emisioni radiofonik, kampioni i botës e ngatërroi një këngë të Nicole me një këngë të Justin Timberlake.
“Tani jam në telashe të mëdha kur të kthehem në shtëpi, por kur e ka bërë atë këngë Nicole ne nuk ishim bashkë. Megjithatë është shumë e bukur”, tha Hamilton pas gafës.
Testimi iu bë nga Nick Grimshaw, drejtues i programit radiofonik në BBC, ku piloti i Mercedes u testua të gjente se kush i këndonte këngët të cilat iu lanë që ti dëgjonte për disa sekonda.
Teksa dëgjonte këngën e të fejuarës “Scream” e ngatërroi zërin e saj me një burrë, me atë të këngëtarit Justin Timnberlake./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





