Transmetuar më 28-11-2014, 23:36

Katër shqiptarë u arrestuan në Padova të Italisë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim, njoftuan sot në mbrëmje mediat lokale.

Ata thanë se u deshën gjashtë muaj hetim dhe metoda speciale investigimi për të çuar në operacionin e sotëm.

Hetuesit thanë se organizata kriminale shqiptare fitonte deri në tremijë euro në ditë nga vajzat që përdorte si prostituta.

Zonat qe mbuloheshin nga kjo organizate ishin rrethrrotullimet e Vigodarzere dhe Campodarsego. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit