Transmetuar më 28-11-2014, 23:29

Telashe për Marvin Bakalorz pas ndërhyrjes ndaj Marco Reus, duke i shkaktuar yllit  të Dortmundit dëmtime në ligamentet e kaviljes.

Të shtunën e kaluar Bakalorz e la stadiumin i shoqëruar nga 3 body guard pasi kishte frikë nga reagimi i tifozëve të Dortmundit, dhe me ato që ndodhën më pas frika duket e justifikuar.

Edhe pse i kërkoi falje Reus me të cilin ka luajtur te Dortmundi në sezonin 2012-2013, ka përfunduar në qendër të ciklonit.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për reagimin mediatik që natyrisht ishte shumë i ashpër.

Bakalorz gjatë ditëve të fundit ka marrë disa kërcënime me vdekje, të cilat e kanë detyruar të qëndrojë i mbyllur në shtëpi.

Paderbornin me Dortmundin i ndajnë më pak se 100 kilometra, dhe Bakalorz druan se dikush mund t’i shndërrojë kërcënimet në vepra.

I shqetësuar për të u shfaq dhe trajneri i Paderborn, Andre Breitenreiter, që deklaroi se jo të gjithë lojtarët janë në gjendje të përballojnë psikologjikisht qindra ofendime, duke sjellë në vëmendje rastin e Robert Enkes, ish portierit të Hannover që vrau veten pasi nuk ishte në gjendje të përballonte presionin.

Një shembull për të kujtuar se futbolli është një lojë dhe duhet të kuptohet si i tillë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit