Transmetuar më 28-11-2014, 20:16

Duhanpirësve në kryeqytetin e Kinës do t’iu ndalohet pirja e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike.

Planet e autoriteteve në Pekin prekin edhe reklamat e cigareve, duke i ndaluar ato në transportin publik, në filma, revista dhe gazeta.

Në Kinë jetojnë rreth 300 milionë duhanpirës.

Përpjekjet e mëparshme për të kufizuar duhanpirjen, kanë dështuar.

Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi nga qershori i vitit të ardhshëm, do të mbulojnë fillimisht vetëm Pekinin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit