Transmetuar më 28-11-2014, 18:20

Nata e Bardhë rikthehet sërish në kryeqytet, por këtë herë me një aktivitet ndryshe. Për herë të parë në Tiranë do të organizohet Festivali i Dritave.

Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter eventin.

"Festivali i parë i dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën, Nata e Bardhë", shkruan Rama.

“29 nentor nje nate e jashtezakonshme mes Festes se Dritave”, premton Rama.

Ndërkaq, siç është lajmëruar dhe më herët, në Shqipëri për të festuar Natën e Bardhe vjen këngëtarja e mirënjohur ndërkombëtare Jessie J.

Teksti i meposhtem eshte edhe ftesa publike e qeverise:

"Festivali i ngjyrave dhe i dritave do të jetë surpriza që qendra historike dhe qielli e kryeqytetit do të sjellin në ditën Çlirimit. Kujtesa historike dhe energjia e Shqipërisë së brezit tjetër! Të shtunën, në datë 29 nëntor, Nata e Bardhë fillon në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe në sheshin Nënë Tereza me një spektakël si asnjëherë tjetër. Në ora 18.00, ejani të ndezim bashkë Festivalin e Dritave në zemër të Tiranës! Drita dhe ngjyra për të gjitha moshat!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit