Transmetuar më 28-11-2014, 15:16

Kërcimi ka një sërë dobish për shëndetin fizik, për memorien dhe për dashurinë. Kontakti fizik gjatë kërcimit rrit afrimitetin me partnerin dhe kjo është edhe një prej arsyeve të vlefshme se pse ia vlen kërcimi. Më poshtë gjeni të listuara nëntë arsye të mira se pse duhet të kërceni.

-Kërcimi ul presionin në arterie, sidomos te personat e stresuar.

-Lufton humbjen e tonifikimit dhe forcës së muskujve.

-Përmirëson mënyrën e qëndrimit, në veçanti tek ata persona që kanë probleme me shpinën.

-Stërvit butësisht zemrën dhe sistemin kardiovaskular.

-Ndihmon për të ruajtur kompaktësinë e masës kockore e cila zbehet me kalimin e viteve.

-Shton reflekset dhe redukton rrezikun për humbjen e ekulibrit.

-Përmirëson metabolizmin e çdo moshe.

-Stimulon joshjen dhe dëshirën për afrimitet fizik.

-Rrit serotoninën, përmirëson humorin dhe memorien./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit