

Arrët janë të pasura me omega-3 dhe cilësohen si ndër ushqimet më energjike dhe të pasura me substanca ushqyese. Konsumi i rregullt i disa kokrrave arrë parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin, obezitetn, depresionin dhe kancerin. Këshillohen gjerësisht në dietat vegjetariane.
Arrët përmbajnë dhe vitaminë A, B1, B2, vitaminë C, përveçse përmbajnë antioksidantë, janë në gjendje që të luftojnë edhe radikalet e lira.
Arrët ndikojnë për të reduktuar kolesterolin. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”, thuhet se konsumi i arrave në doza të vogla çdo ditë, redukton kolesterolin e keq në masën 9.3%. Gjithsesi një gjë duhet të mbani parasysh, arrët janë të mira por janë të pasura me kalori, ndaj nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





