Transmetuar më 28-11-2014, 13:25

Leksioni serfi në pishinën e shtëpisë në Florida. Arushi Bruiser, është një këlysh 10 muajsh, i cili po stërvitet si të qëndrojë mbi tavolinën e serfit qysh në moshë të vogël.

Nismëtar për këtë sport të pazakontë për një kafshë të tillë është pronari i tij Carl Bovard në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me arushin ai futet në pishinë dhe e mëson Bruiser si të bëj serf. Në rastet e progreseve të bëra prej tij Bovard e merr në krahë dhe e përqafon duke e inkurajuar të stërvitet më tej. Disa momente të veçanta nga stërvitja e tyre i gjeni përmes fotografive bashkëngjitur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit