Transmetuar më 28-11-2014, 11:23

Elbasan, 28 nëntor 2014, NOA.al- I dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit Fation Oçka në Elbasan, një i ri është vënë në prangat e policisë.

Elton Shabani 26 vjeç, është arrestuar nga blutë e Elbasanit pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh, por edhe pas informacioneve të grumbulluara për vendndodhjen e tij.

Mbrëmjen e 22 nëntorit Shabani dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri në lagjen “Beqir Dardha” 27 vjeçarin Oçka, lindur në Cerrik dhe banues në qytetin Elbasan.

Viktima mori dy plumba në kraharor dhe gjeti vdekjen në spital prej plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri në Facebook, pasi Shabani dyshohet se i kishte ngacmuar të dashurën, vëllait të viktimës Fation Oçka.

Nisur nga kjo, Fationi ishte zënë me 26 vjeçarin disa herë përmes komunikimit në Facebook. Më tej ata lanë për t’u takuar dhe “sqaruar” mbrëmjen e 22 nëntorit.

Por me të shkuar në vendin ku e lanë të takoheshin, Elton Shabani e ka qëlluar për vdekje Fation Oçkën sapo ka mbërritur. Autori ka qëlluar në drejtim të tij disa herë. Dy nga plumbat e kanë kapur në kraharor. Autori, duke përfituar edhe nga errësira, mundi të largohet.

Por identifikimi i tij u bë nga disa persona që e kishin parë krimin dhe të njohur të viktimës, që ishin në dijeni të sherrit mes të rinjve./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit