
Të dhënat po ngarkohen...

Një grua braziliane gjeti vdekjen pasi u pickua nga afro 200 bletë, ku prej sulmit të tyre pësoi arrest kardiovaskular.
Maria Neusa Nascimento de Souza, 67 vjeç, u sulmua nga bletët gjatë kohës që ujiste lulet në kopshtin e shtëpisë së saj në Marilia, në shtetin e San Paolo.
Djali i gruas, Alison Marco Ferreira, 38 vjeç, tentoi që ta shpëtonte, por u sulmua edhe vetë nga bletët.
Gruas së moshuar dhe djalit të saj i erdhën në ndihmë zjarrfikësit të veshur me maska, duke u dërguar për marrjen e ndihmës së shpejtë. Për 67 vjeçaren çdo ndihmë rezultoi e ktoë, pasi ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në spital./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
