Transmetuar më 28-11-2014, 08:31

Çdo mbrëmje para se të mbyllte sytë kishte frikë se mos ajo do të ishte nata kur nuk do të merrte më frymë. Ana Sirbu, një 28 vjeçare nga York, arriti të peshonte 203 kilogramë deri në momentin që frika nga vdekja i dha shtysë për të humbur 120 kilogramë brenda një viti.

Kohët e fundit për të ishin kthyer në një ferr të vërtetë pasi ndihej e lodhur dhe e këputur, madje nuk kishte fuqi për të ecur as pak metra.

Gjihçka nisi kur u transferua në Angli nga Rumania dhe nisi të punojë në një fast food, me turne nate.

“Punoja 12 orë nga mbrëmja në mëngjes dhe nisa të haja gjërat e gabuara në momentin e gabuar. E nisja me patate dhe në mesnatë haja pica. Nisa të shtoja peshë në mënyrë të frikshme”, thotë ajo, duke treguar se arriti në peshën e 200 kilogramëve.

E reja tregon se nuk ishte më në gjendje të dilte nga shtëpia dhe se kishte vështirësi në frymëmarrje. Ajo nisi të përfshihej nga ankthi, pasi kishte frikë se në rast se binte të flinte, nuk do të zgjohej më dhe e detyronte të fejuarin që ta kontrollonte natën nëse merrte frymë.

Ana thotë se tjetër shtysë ishte humbja e vendit të punës, për shkak të peshës, pasi menaxheri i kishte thënë se nuk mund të mbante në kuzhinë, njerëz me një peshë të tillë.

Në këto kushte e përfshirë nga depresioni dhe nga frika se mos i ndalte fryma, ajo iu nënshtrua një ndërhtyrje kirurgjikale dhe një diete të rreptë, duke arritur që të humbë 120 kilogramë.

Por ky ndryshim i saj ishte shokues për miqtë dhe të afërmit në Rumani, të cilët kur e panë nuk e njohën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit