







Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Premte, 28 Nëntor 2014.
Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Legalizimet, formularët e deklarimit të pasurive. Afati i ALUIZNI-t.
Tituj të tjerë janë; “Gjykata shpall të pafajshëm Gjikën, nuk u provua akuza dhe përfitimi”.
“Kërcënohet në rrugë vajza e deputetit Peza, autori në polici: Konfliktin e kam me të atin”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Harta e drogës, 6 pika kufitare, ja rrugët e trafikut”.
Tituj të tjerë janë; “Përplasja, Bernd Fischer: Pati luftë civile. Milo: Teza, atentat ndaj LANÇ”.
“Rexhep Qosja: Protesta e PD, opozita kërkon anarki politike”.
“Propozimi, PS ndryshim ligjit të BSh, të hiqet kriteri i shtetësisë”.
Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Punësimi, arsim, si ndahen 2278 vende pune”.
Tituj të tjerë janë; “Përgjimet në zyrë, favoret seksuale nga mësueset, drejtoresha: Ky do gjithçka për vete”.
“Seanca, miratohet buxheti dhe paketa fiskale”.
“Sherri, kërcënohet me jetë vajza e deputetit të PS, Dashamir Peza”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Konflikti me Presidentin, mazhoranca projekt sekret për zgjedhjen e gjykatësve”.
Tituj të tjerë janë; “Meta nuk i jep fjalën Ramës: Për procedurë, flas me Ruçin”.
“Shpëtim Gjika i pafajshëm, gjykata: Nuk provohet falsifikimi”.
“Konkurset për mësuesit, kriteret për 2278 vendet e lira”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Kalon buxheti, rriten tri raksa, socialistët rrezojnë amendamentet e LSI”.
Tituj të tjerë janë; “Gjika e kalon me shkelje administrative”.
“Kërcënohet vajza e deputetit të PS, Dashamir Peza”/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





