Transmetuar më 27-11-2014, 21:37

Përballja me Besnik Hasin i ka kushtuar jo pak Cesare Prandellit. Tekniku italian nuk është më trajneri i Galatasaray.

Klubi turk pushoi Prandellin pas disfatës së rëndë në shifrat 2-0 të mërkurën e Championsit.

Disfata e pësuar në Brukles përballë skuadrës që drejtohet nga ish mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, skualifikoi skuadrën turke nga çdo kompeticion europian.

I fundit në Grupin D të Championsit, Galatasaray humbi edhe mundësinë për të arritur belgët në vendin e tretë, që vlen për hyrjen në Europa League.

Aventura e Prandellit në Stamboll zgjati vetëm pesë muaj. Tekniku mori drejtimin e skuadrës turke menjëherë pas dështimit në stolin e Kombëtares Italiane në Botërorin e Brazilit.

Në Superligën Turke, Galatasaray renditet në vendin e tretë pas Fenerbahce e Besiktas. Në takimin e fundit në kampionat, skuadra e Prandellit pësoi një disfatë të rëndë 3-0 në shtëpi nga Transonspori, rezultat ky që lëkundi stolin e trajnerit italian, ndërsa figura e keqe në Champions League përballë Anderlecht, derdhi kupën, duke sjellë dhe pushimin nga detyra të Prandellit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit