Transmetuar më 27-11-2014, 21:28

Fabio Coentrao del në krah të Cristiano Ronaldos, duke iu kundërvënë shefit të UEFA-s, Michel Platini, i cili u shpreh se një lojtar gjerman duhet ta fitojë këtë vit "Topin e Artë".

“Këtë vit ai ka shënuar një mal golash dhe besoj se do ta kalojë kufirin e 400 golave duke llogaritur këtu edhe ato që ka shënuar në Premier League.

Janë shifra të pabesueshme me një mesatare më shumë se një gol për ndeshje. Nuk është e vështirë të dallosh se Cristiano Ronaldo ka qenë lojtari më i mirë në botë për vitin 2014”.

Në vijim, mbrojtësi portugez u përqendrua te deklarata e numrit 1 të UEFA-s. Ai theksoi se drejtuesit e lartë të institucioneve futbollistike nuk duhet të mbajnë qëndrime të kësaj natyre.

“Unë mendoj se do të ishte një mëkat nëse Cristiano nuk e fiton “Topin e Artë”, sepse po flasim për një trofe individual dhe jo për arritjet kolektive.

Është e sikletshme të shikosh se si disa njerëz kërkojnë ta kthejnë këtë në një vendim politik. Njerëzit me influencë mund të ndikojnë në vendimet e marra dhe kjo më duket qesharake”.

Në të njëjtën linjë me Coentraon qëndron edhe mbrojtësi tjetër i Realit, Alvaro Arbeloa, sipas të cilit, presidenti i UEFA-s nuk mund të pozicionohet për një temë të tillë, pasi ai ka mbi shpatulla një detyrë shumë të rëndësishme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit