

Komisariati i Policisë Kavajë ka ndaluar sot 30 vjeçarin Ervis Biturku, lindur dhe banues në këtë qytet, pasi akuzohet se ka vrarë një dekadë më parë shtetasin Durim Aga.
Ndalimi i Ervis Biturkut, u bë pas një hetimi intensiv, në kuadër të proçedimit penal për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” si dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, i tha agjencisë noa.al, drejtoria e policisë së qarkut Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth 10 vite më parë më datë 09.10.2004 në qendër të qytetit Kavajë, ku Ervis Biturku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive të çastit me armë zjarri automatik, 37 vjeçarin Durim Aga.
Strukturat për krimet e rënda në Kavajë, kanë rifilluar hetimet për këtë ngjarje pasi ka rezultuar autor të kësaj vrasjeje të mbartur nga vitet e mëparshme, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ditën e djeshme. /a.d/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





