












Ajo është një vajzë e lindur në Përmet, por bukuria e saj bëri për vete edhe Amerikën. Bukuroshja nga Përmeti Polikseni Manxhari ka fituar konkursin e bukurisë, “Miss Massachusetts USA”.
Pas këtij titulli asaj i është hapur rruga për të konkuruar vitin e ardhshëm në Miss USA 2015. Konkursi për shtetin Massachusetts u zhvillua në Lowell University në Teëksbury.
Polikseni Manxhari është diplomuar në Shkollën e Mesme rajonale në Wachusett dhe tani studion për psikologji në Northeastern University.
Bashkë me kurorën, Polikseni ka marrë edhe një bursë prej 45 mijë dollarësh, nëse do të pranojë të shkojë në Lindeneood University në St. Charles, Missouri. Polikseni është vajza e dy mërgimtarëve shqiptarë Arben dhe Alma Manxhari./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





