Transmetuar më 27-11-2014, 10:46

Shkaqet e dhimbjeve në veshka janë të ndryshme, ku herë bëhet fjalë për gurë në veshka por tek femrat një rol të rëndësishëm luan edhe cikli, për shkak të problemeve me muskulaturën. Por dhimbje të tilla shkaktohen edhe gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale.

Shpesh zgjidhja për dhimbjet në veshka mund të jetë më e lehtë nga sa mendojmë, pasi ndodh që ky problem të manifestohet për shkak të dehidratimit, ndaj duhen pirë sa më shumë lëngje. Gjithashtu edhe stresi luan rolin e tij, ndaj këshillohet që të relaksoheni dhe të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm.

Në momentin kur dhimbja në veshka shkaktohet nga cikli menstrual mund të pini një qetësues dhe çdo gjë kalon. Në rast të gurëve në veshka, kontrolli te mjeku është i domosdoshëm. Gjithahstu një mënyrë për tu qetësuar është duke pirë lëngun e bishtave të qershisë, e cila është një mënyrë e garantuar për qetësim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit