Transmetuar më 27-11-2014, 09:26

Tiranë, 27 nëntor 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me buxhetin e vitit 2015.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se kur varfërohen qytetarët është e padrejtë të pasurohet qeveria, të fryhet buxheti i klikës së pushtetarëve.

“Ata që varfëruan njerëzit, futën ekonominë në krizë nuk kanë legjitimitetin t’ju rrisin shqiptarëve taksat. Buxheti i ri do godasë shtresën e mesme, shpresën e çdo kombi për rimëkembje. Do godasë punëdhënësit. Do të shkatërrojë mijëra vende pune. Do godasë shtresat në nevojë. Është krim që qytetarët më të varfër të rajonit të paguajnë taksa më të larta. Po rrokullisen drejt greminës, por nuk duhen lënë ta marrin edhe Shqipërinë më vete”, shkruan Basha./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit