Transmetuar më 27-11-2014, 09:11

Marrja e acidit folik gjatë shtatzënisë redukton jo vetëm shanset për anomali të fetusit, por edhe mundësinë që fëmija të lindë nën peshë. Është ky rezultati i një studimi anglez i West Birmingham Hospitals, i cili ka mbajtur nën vëzhgim një grup prej 108 mijë femrash me moshë mesatare 28.7 vjeç dhe me trup normal.

Nga rezultatet e studimit u zbulua se fëmijët e sapolindur me një peshë lindje optimale, ishin ata që kishin lindur nga ato nëna që kishin marrë rregullisht acid folik gjatë shtatzënisë, ndërsa 16.3% e fëmijëve të lindur nën peshë, rezultoi se nënat e tyre nuk kishin marrë acid folik.

Nëse marrja e acidit folik kishte nisur para ngjizjes së fëmijës, atëherë shanset që fëmija të ishte i shëndetshëm shtoheshin me 9.9%.

“Rezultatet e këtij studimi kanë rëndësi të veçantë për peshën e fëmijës si dhe për masat që duhet të marrë nëna, në momentin që vendos të sjellë në jetë një fëmijë”, shprehet John Thorp, zëvendësdrejtor i revistës "International Journal of Obstetrics and Gynaecology"./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit