

Një grup besimtarësh myslimanë kanë nisur ditën e djeshme një peticion online, në faqen avaaz.org ku kërkohet mbledhja e firmave në mënyrë që të ndalohet ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë në një tokë haram, pasi kjo sipas tyre është kundër parimeve të fesë islame.
"Myslimanët shqiptarë duan një xhami hallall. Projekti i xhamisë së Namazgjasë është krenaria jonë, ajo është e besimtarëve. Qeveria e shikon xhaminë si një objekt politik kulti. KMSH ka detyrimin ta shohë atë si një shtëpi të Zotit. Nuk ka shtëpi të Zotit mbi tokë haram", thuhet në peticionin online.
Ky reagim ka ardhur pas vendimit të qeverisë një javë më parë për shpronësimin për interes publik të tokës së pronarëve për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës, por pa pëlqimin e pronarëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





