




Ajo aktualisht është nënë e një vajze dy vjeç e gjysmë, por Zoti pritet ta bekojë edhe me një djalë. Këngëtarja Orgesa Zaimi është shtatzënë për herë të dytë si fryt i martesës së saj me Mentorin, ku nga dashura e tyre ka ardhur në jetë edhe e vogla Bora.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë Orgesa në profilin e saj në Instagram, ku duke postuar një fotografi të barkut dhe ekos shkruan, “Pa bërë shumë protagonizëm por me kënaqësi të madhe doja të ndaja me ju një lajm shumë të gëzueshëm për familjen time. Kam kuptuar se asgjë nga ato që bëjmë si në jetën profesionale apo arritje të tjera s’kanë të krahasuar me misionin dhe më atë për çfarë kemi ardhur në këtë jetë. As me atë që ti fshehim fëmijët se mos na i shohin nuk jam, jetojmë në një vend të vockël dhe jo në Hollywood dhe askush nuk është aq i famshëm sa Michael Jackson. E thënë kjo për të gjithë miqtë, familjarët dhe simpatizantët e mi; shumë shpejt do bëhem nënë përseri. Bora do jetë motra e madhe e një vëllaçkoje të vogël… #LordProtectMyChilds (Zot mbroji fëmijët e mi)”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





