
Të dhënat po ngarkohen...




Aktorja Halle Berry, fituese edhe e çmimit Oscar, ka denoncuar në gjykatë ish-të fejuarin e saj Gabriel Aubry, nga lidhja me të cilin ka sjellë në jetë vajzën 6 vjeçare me emrin Nahla.
Denoncimi për të bëhet për racizëm, pasi sipas Berry “Gabriel po tenton që ta zbardhë dhe ta bëjë vajzën më pak afro-amerikane”.
Halle tregon se i ai ia shtrin flokët vajzës me piastër për të mos i pasur kaçurrela, madje edhe ia lyen për ti ngjarë më shumë atij dhe për të mos u dukur me ngjyrë.
Aktorja ka denoncuar modelin kanadez se po i shkakton dëmtime psikologjike vajzës dhe për këtë arsye e ka çuar çështjen në gjykatë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
