Transmetuar më 26-11-2014, 11:59

Bunkeri më luksoz dhe me më shumë kushte në botë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetin e Concordia, në shtetin e Kansas.

Quhet Survival Condo Project dhe është një pallat nëntokësor me plot 15 kate, të cilat ofrojnë kushtet optimale për një jetesë normale. Në brendësi të tij gjenden dhoma gjumi me pesë yje, palestra, kuzhina me hapësira të bollshme, salla kinematografike dhe kompjuterë të shumtë.

Gjithçka është projektuar në rast të katastrofave nukleare, sulmeve terroriste apo ndonjë pandemie të mundshme. Për të parë më tepër rreth këtij bunkeri luksoz, iu ftojmë të shfletoni galerinë e fotografive më poshtë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit