

Tiranë, 26 nëntor 2014, NOA.al- Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Helmut Hoffman e cilësoi si shumë të rëndësishëm procesin e hapjes së dosjeve të komunizmit, por shtoi se "hapja e dosjeve është një proces i vështirë”.
Në një aktivitet të organizuar në kryeqytet nga shoqëria civile, ambasadori gjerman theksoi se hapja e dosjeve është një proces shumë i gjatë që krijon probleme, kjo edhe prej spiunimeve brenda familjes.
Ai tha se Gjermania përballet me faktin se si të shpërblejë viktimat, ndërsa shtoi se dosjet në Gjermani u hapën në mënyrë që secili të kishte akses tek to.
“Si i huaj nuk mund t’iu them bëni këtë apo atë gjë, por ne kemi kaluar në një eksperiencë të tillë dhe është një model që e njohim. E ndjek me kujdes atë se çfarë po ndodh, dhe pashë edhe muzeun e strehimit nuklear, ndaj inkurajoj që gjurmët që janë lënë të kthehen në muze, për të kujtuar gjithë çfarë ka ndodhur. Kryeministri tha se ka një erë të re për Shqipërinë, dhe unë vazhdoj të shpresoj në gjë të tillë”, u shpreh Hoffman.
Tema e hapjes së dosjeve të komunizmit, vjen pasi para tre ditësh Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi hapjen e tyre./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





