Transmetuar më 26-11-2014, 11:28

Ajo solli në jetë vajzën e saj Wyatt në 1 tetor dhe vetëm disa javë më vonë ka dalë në publik, duke treguar një fizik të mbledhur.

Aktorja 31 vjeçare Mila Kunis u fotografua pranë Ralph’s Market në Los Angeles, e veshur me xhinse të ngushta dhe me një bluzë ngjyrë bezhë, ku dukej fare pak bark i mbetur nga shtatzënia. Me flokët e shkujdesur dhe me syzet vendosur në sy, Mila dukej se e kishte marrë veten.

Qysh nga momenti i lindjes së fëmijës së saj, fryt i lidhjes me të fejuarin aktor Ashton Kutcher, Mila është treguar e rezervuar, duke luajtur rolin e nënës me kohë të plotë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit