






Fotografitë që gjeni bashkëngjitur janë gjëja e fundit që ka bërë Darsh Patel, një student amerikan. Ai fotografoi me aparatin e tij fotografik, ariun që shihni në foto, ndërsa pak më vonë u vra prej tij.
Ngjarja e rëndë daton në fund të muajit shtator, por vetëm dy ditë më parë policia e West Milford, në New Jersey (SHBA), i publikoi fotografitë.
Patel, së bashku me katër shokë të tij ndodhej për një ekskursion në West Milford’s Apshawa Preserve, kur pa kafshën disa qindra metra larg tij.
Pasi shkrepën fotografitë, ata u larguan duke vrapuar, por ariu i ndoqi pas, duke bërë që pesë shokët të ndahen. Fatkeqësisht kafsha e arriti Darsh Patel dhe e vrau./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





