

Delvinë, 26 nëntor 2014, NOA.al- Një sherr i ndodhur mes tre personave në Delvinë ka bërë që njëri prej trye të mbetet i plagosur rëndë.
Pak para mesnatës së djeshme mbeti i plagosur me sende të forta në kokë M.S., i cili për shkak të dëmtimeve të pësuara ndodhet në Spitalin e Traumës së Tiranë për mjekim më të specializuar.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se pas një sherri për motive të dobëta A.B., dhe O.Z., që të dy nga Delvina, kanë qëlluar mbi të dëmtuarin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar, duke bërë që nga ana e uniformave blu të shpallen në kërkim nën akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet me synim zbardhjen e shkaqeve të konfliktit mes tyre./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





