













Quhet Andele Lara, 22 vjeç dhe është nga Boston (SHBA) me lëkurë të errët dhe buzët mishtore. Detaje të veçanta në pamjen e saj, është njëlloj si këngëtarja Rihanna.
Një ngjashmëri e cila ka bërë që të ketë 30 mijë ndjekës në Instagram dhe një shumë parash prej 20 mijë dollarësh, të cilat i ka fituar vetëm sepse i ngjan këngëtares së famshme.
“Kudo që shkoj njerëzit më fiksojnë dhe më tej kërkojnë që të fotografohen me mua. Disa kompani më kanë kërkuar që të reklamojë produktet e tyre, si veshje dhe produkte kozmetike, aq sa po mendoj që të ndërpres edhe studimet. Megjithatë një ditë do të doja të isha e famshme për diçka që bëj vetë dhe jo prej ngjashmërisë me dikë tjetër”, thotë Lara.
Këtë ngjashmëri të madhe me Riri, ajo thotë se vetë nuk e kupton por se janë të tjerët ata që ia vënë në dukje dhe shpesh e qerasin nëpër lokale.
Edhe vetë këngëtarja ka mbetur e befasuar nga pamja e Andele, aq sa poshtë një fotografie të saj ka komentuar e habitur “Oh”. Por 22 vjeçarja pohon se ka një problem, nuk ia thotë fare për të kënduar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





