

Kualifikimi i Juventusit për në 1/8 e finaleve të Champions League kalon nga Suedia. Për këtë është i sigurt trajneri Massimiliano Allegri, që në vigjilje të sfidës me Malmoe tregon edhe se kush do të jetë futbollisti që do të vendosë këtë takim.
Kampionët e Suedisë janë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur në shtëpi ku këtë sezon janë mundur vetëm nga Atletiko Madrid duke përfshirë edhe sfidat e fazave eleminatore.
"Malmo në shtëpi luan futboll spektakolar, agresiv, të fortë dhe të shpejtë. E tregoi këtë edhe me Atletikon.
Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Nuk duhet të merremi shumë me kushtet e fushës, por të bëjmë llogaritë me atë që është dhe të tregojmë se mund të kalojmë përtej këtyre vështirësive".
Përtej faktit që Malmoe është një kundërshtar i fortë në shtëpi edhe Juventus nuk ka teguar forcën e vet në transfertë, duke u shfaqur i brishtë larg Torinos.
Megjithatë fitorja ndaj Lazios në Romë dhe rikthimi i Tevez tek goli në transfertë është një lajm i mirë për Allegrin.
"Në Madrid dhe Athinë kemi humbur në mënyrë të pamerituar. Tani duhet të jemi të shpejtë dhe të zgjuar për të kuptuar më së miri mënyrën se si duhet të përballemi me suedezët dhe të fitojmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





