

Del në shitje vila në Kaliforni (SHBA) e Robin Williams për 25.9 milionë dollarë. Aktori komik e kishte emëruar banesën e tij “Villa Sorriso”, për disa arsye.
Në fakt banesa kishte dalë në shitje që prej vitit 2012, por atë kohë kushtonte 35 milionë dollarë.
Rezidenca ka një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë dhe është shumë luksoze. Pa as më të voglin dyshim mund të quhet ‘Shtëpia e Ëndrrave’.
Fotot e fundit të Robin Williams
Jashtë ndodhet një pishinë gjigande, një fushë tenisi, një kopsht me skulptura dhe një vresht me rrush. Brenda ka disa dhoma gjumi dhe mjaft komode, sallone me pamje nga lugina, një dhomë teatri dhe një kantinë vere.
Biblioteka është e zbukuruar me mobilie lisi, të sistemuara personalisht nga dora e Williamsit. Aktori komik vrau veten në gusht të këtij vitit.
Mesazhi i fundit i Robin Williams para se të flijohej |FOTO |VIDEO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





