Transmetuar më 25-11-2014, 18:21

25.11.2014 – 19:42 / Mamaja e Bleonës flet me NOA.al: Nuk ndjehem e turpëruar, jam krenare për vajzën

Oli Qereti, nëna e këngëtares së njohur shqiptare Bleona Qereti, reagon pas publikimit të shkrimit sot nga Daily Mail, ku sugjerohej se familja e Bleonës ndjehet e turpëruar nga veshja e saj në eventin muzikor, aq sa është detyruar të “ngujohet” në shtëpi.

“Unë jam mamaja e Bleona Qeretit: Jo që nuk ndjehem e turpëruar, por përkundrazi ndjehem e entuziazmuar dhe krenare kur Bleona vlerësohet me superlativa nga media prestigjioze. Jam e prekur nga media që shpërndajnë dizinformacion”, – thotë Oli Qereti.

Ndërkohë vajza e saj Bleona, del me një tjetër prononcim, pas “lumit” të reagimeve për zhveshjen e bollshme të saj në eventin muzikor AMA.

“Jam mirënjohëse që jetoj në një vend ku asgjë nuk është e pamundur dhe që kam shansin t’i bëj ëndrrat e mija realitet”, – thotë Bleona. /e.l/noa.al/

25.11.2014 – 18:21 / "Daily Mail": "Prindërit e Bleonës të turpëruar, nuk dalin nga shtëpia"

Prezantimi goxha e zhveshur e Bleona Qerretit, këngëtares shqiptare, "i ka turpëruar aq shumë prindërit e saj, sa nuk dalin fare nga shtëpia" shkruan sot tablodi britanik ‘Daily Mail’.

Një ditë më parë kjo gazetë e ‘kurorëzoi’ Bleonën në seksionin Modë dhe Magazinë, si personazhin e veshur më keq gjatë eventit AMA – ‘American Music Awards’.

Sipas tabloidit, ylli i reality show ‘Euros of Hollywood Bravo’është ndjerë shumë mirë nga paraqitja në AMA.

Menjëherë pas ‘suksesit’ të arritur ka promovuar këngën e saj të re ‘Fuck you, I’m famous’. Kurse më pas ka dalë me një status: “Klasi im është më i madh se *ytha ime”.

Reagon Bleona pas fotografive zhveshur: Klasi im është më i madh se b… ime |FOTO

Media e huaj bën ironi me Bleona Qeretin |FOTO |VIDEO

Bleona Qerreti më e nxehtë se kurrë, në tapetin e kuq vetëm me… |FOTO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit