Transmetuar më 25-11-2014, 15:04

Tiranë, NOA.al- Dita e mërkurë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri në mesdite kur vranësirat do të pësojnë zhvillim në zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët e afat-shkurtër. Në zona të thella do të ketë edhe reshje të pakta dëbore. Gjatë pasdites, zonat qendrore dhe jugore do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët duke lënë zonat veriore nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale por sërish vlerat maksimale do të kenë rënie të temperaturave. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor dhe Juglindor, kjo do te bëjë që dallgëzimi në det te arrije deri në 3 ballë.

Europa

Europa Qendore dhe një pjesë e Mesdheut do të ndodhen në kushte të paqëndrueshme atmosferike, vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto rajone të kontinentit. Më problematike situata paraqitet në zonën e Alpeve dhe Italinë Veriore ku shirat intensive do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Kjo situatë do të jetë si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike si edhe kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten ishujt Britanike dhe vendeve Nordike. Ndërsa me mot të kthjellët paraqiten: Rajoni i Balltikut, Europa verilindore si edhe vendet e Lindjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit