Transmetuar më 25-11-2014, 10:45

Torino, 25 nëntor 2014, NOA.al- Një organizatë kriminale e cila merrej me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u shkatërrua nga policia e Torinos në Itali.

22 urdhër arreste u ekzekutuan në Piemonte dhe Siçili, ku u ndaluan persona të përfshirë në trafikun e heroinës, kokainës dhe marijuanës, e cila u bllokua e fshehur në funsin e dyfishtë të një makine e cila sapo kishte zbarkuar në Siçili dhe pritej të udhëtonte drejt Piemontes.

Të arrestuarit janë shumica italianë por edhe shqiptarë, të cilët merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndës narkotike, e cila vinte nga Shqipëria. Për shkak të hetimeve, identitetet e të arrestuarve nuk bëhen të ditura./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit