Transmetuar më 25-11-2014, 08:58

Tiranë, 25 nëntor 2014, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se humbi betejën me realitetin dhe i kërkon që të mbajë premtimet e dhëna.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar edhe një fotografi nga protesta e së shtunës, Basha shkruan, “Vajmedeti humbi betejën me realitetin por njësoj si merhumi i bunkerit, nuk i ndahet dezinformimit. Shqiptarët presin përgjigje jo dredhime mashtruese online. Mos rrit çmimin e energjisë kur ke premtuar uljen, mos rrit taksat për 100% të shqiptarëve kur ke thënë ndryshe, mos ul investimet dhe përkrahjen sociale”.

Në vijim Basha kërkon nga kreu i qeverisë që të japë llogari se pse nuk ka hapur asnjë vend të ri pune por ka shkatërruar me mijëra përmes arrogancës, paligjshmërisë dhe represionit qeveritar./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit