Transmetuar më 25-11-2014, 08:29

Korçë, 25 nëntor 2014, NOA.al- Tre persona u vunë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kapën me drogë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u kurorëzua operacioni i koduar “Mitropolia” gjatë të cilit u kapën 49 doza heroinë.

Siç raporton Noa.al, gjatë këtij operacioni u vunë në pranga Thimaq Mita, 22 vjeç, banues në lagjen nr.3, Vasjan Naumi 23 vjeç, banues në lagjen nr.3 dhe Ergys Goskova 19 vjeç, banues në lagjen nr.7. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e O.P., banues në lagjen nr.3.

Të sipërpërmendurit u prangosën pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishin në përdorim katër të rinjtë në lagjen nr.3, në ambientet e brendeshme u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 49 doza me peshë 12.4 gramë, të dyshuara lëndë narkotike heroinë; 238.100 lekë të reja; 20 euro; 10 dollarë dhe 7 aparate telefonike celularë. Aktualisht vijon puna për kapjen e personit të katërt, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.

Gjithashtu në lokalin që kishin në përdorim katër të rinjtë u kostatua dhe  lidhje të paligjshme për vjedhjen e energjisë elektike./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit