Transmetuar më 25-11-2014, 05:38

Një tjetër shpërthim eksplozivi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë.

Ashtu si shpërthimet e tjera të kohëve të fundit, edhe ky ka ndodhur vetëm disa dhjetëra metra larg komisariatit të qytetit.

Policia tha se shpërthimi u lokalizua në një ndërtesë e cila shërbente si kompleks biznesesh,  në pronësi të Besnik Tali. Nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale.

Veç këtij kompleksi, dëme materiale kanë pësuar edhe disa banesa dhe njësi tregtare përreth si dhe automjete.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit