Transmetuar më 24-11-2014, 19:57

Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Mehmet Matraku, është viktima i tragjedisë rrugore. I ndjeri, teksa po udhëtonte me biçikletë në afërsi të fshatit Sovjan është përplasur nga një automjet tip Wolksvagen Golf me targa AA 692 JK i drejtuar nga Geri Tengu.

Viktima është shoqëruar për në spital, por ka humbur jetën rrugës për shkak të plagëve të marra.

Policia tha se nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes duke shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Qëndrimi i policisë mbi ngjarjen

Më datë 24.11.2014, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë I shtetasit  Geri Pengu, vjeç 36, banues në lagjen 1 Pogradec. Pasi pa leje drejtimi, në fshatin Zotilan, duke drejtuar mjetin tip "Golf ", me targë AA 692 JK, ka aksidentuar shtetasin M.M, vjeç 57 , banues në fshatin Nizhdavec  Korçë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spitalin Rajonal. Materialet i kaluan Prokurorise, neni 290 ,  291 i Kodit Penal./a.f/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit