Transmetuar më 24-11-2014, 20:42

Prishtinë, 24 nëntor 2014 – Korrespondenti shumëvjeçar i gazetës prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Viktor Meier vdiq të shtunën në moshën 85-vjeçare.

Me raportet, reportazhet, analizat dhe komentet nga Ballkani Meier ishte njëri prej zërave më të shquar në mbrojtje të popujve të rajonit nga hegjemonizmi i Beogradit.

Fillimisht kishte punuar për gazetën “Neue Zürcher Zeitung”, pastaj nga viti 1975 deri më 1993, kur u pensionua, ai shkroi për Frankfurter Allgemeine Zeitung, raporton koha.net.

Ishte ndër gazetarët prijës perëndimorë që denoncoi terrorin serb në Kosovë dhe po ashtu ndër gazetarët e parë gjermanë që u lejua të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 80-të.

Vitin e kaluar, presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi me “Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”.

Me rastin e pranimit të urdhrit, Meier kishte deklaruar: “Republikës së Kosovës i uroj shumë fat dhe bekimin e Zotit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit