Transmetuar më 24-11-2014, 17:04

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Liza Tabaku, Drejtore e Zyrës Arsimore, Lushnje, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv….”.

Avokati i Tabakut kërkoi një mase me te lehte sigurie, por prokuroria tha se përveç provave te deritanishme, po grumbullohen të reja qe implikojnë te pandehurën.

Gjykata vendosi arrest me burg edhe për shtetasit Xhanluka Tabaku (Bakiasi) dhe Rigert Zeneli, të akuzuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm…”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Që të tre, dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merrnin mara nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Pas veprimeve hetimore paraprake, të drejtuara nga Prokuroria Lushnje, të shtunën janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhanluka Tabaku dhe Rigert Zeneli. Po në të njëjtën ditë, me urdhër të prokurorisë, është ndaluar shtetasja Liza Tabaku. /a.d/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit