Transmetuar më 24-11-2014, 12:38

Ndërprerje e detyruar për turneun e këngëtares Cher, “Dressed to Kill”. Këngëtarja ka vendosur që të anulojë koncertet e saj, për shkak të një infeksioni të rëndë në veshka.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. Shpresoj se mund të rinis vitin tjetër gjithçka që kam nisur. Jam e shkatërruar nga dhimbja”, shkruan Cher në një komunikatë për fansat e saj.

Pas pjesës së parë të turneut në pranverë, pjesa e dytë e tij duhet të niste në vjeshtë, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Mjekët e kanë këshilluar Cher që të marrë një periudhë pushimi dhe të qetësohet, duke bërë që të anulohen një sërë koncertesh të saj, në mesin e tyre në New York, Boston dhe Chicago./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit