Transmetuar më 24-11-2014, 12:26

Celulit në kofshë dhe vithe, është ky problemi nga i cili ankohen tetë femra në dhjetë. Pjesa më e prekur nga celuliti janë femrat shtatzënë dhe në menopauzë. Por tek ekspertët drejtohen edhe vajza të reja me moshë 17 deri në 25 vjeç.

Janë këto të dhënat e dala nga një studim italian i “Aesthetic medicine practical international congress”, i prezantuar në kongresin e Firenze, në Itali.

Maria Albini, një ndër organizatorët e kongresit shprehet se sa më shpejtë të konstatohet një problem i tillë në lëkurë, aq më shpejtë gjendet zgjidhja dhe luftohet.

Ajo informon se 80% e femrave janë të prekura nga celuliti dhe se për të shpëtuar prej tij, infiltrohen substanca mjekësore, në zonën e interesuar, ku në mesin e tyre përfshihen vitamina dhe kripëra minerale.

Gjithashtu në rezultatet e studimit thuhet se 25% e rasteve të femrave të prekura nga celuliti, prania e tij stimulohet për shkak të mënyrës së qëndrimit ulur./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit