Transmetuar më 24-11-2014, 12:04

Trofeu shkoi për grupin “One Direction” në ceremoninë American Music Awards, çmimet amerikane të destinuara për muzikën më të suksesshme në treg.

Grupi “One Direction” fitoi trefeun e “Artistit të vitit” dhe “Albumit më të dashur” për “Midnight Memories”.

Megjithatë pavarësisht se nuk mori çmim këngëtarja Jennifer Lopez bëri një performancë shpërthyese në Nokia Theatre të Los Angeles, duke elektrizuar skenën me kërcimin dhe veshjen e saj. Për më tepër në galerinë e fotografive më poshtë do të gjeni një JLo spektakolare.

Gjatë AMA edhe Kate Perry mori tre vlerësime, por nuk ndodhej e pranishme në Nokia Theatre, sepse ndodhet me turne në Australi.

Këngëtarja Taylor Swift u vlerësua me çmimin e “Ekselencës”. Çmimet e American Music Awards jepen në bazë të votave të fansave, ndryshe nga Grammy Awards, ku çmimet jepen nga kritikët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit